Shifrat e para për këtë muaj shënojnë rritje nga shifra e korrikut prej 7.5 për qind, që paraqet rritje e nxitur nga rritja e çmimeve të produkteve të energjisë dhe ushqimeve.
Shkalla vjetore e inflacionit në Gjermani ka arritur në 7.9 për qind këtë gusht, në përputhje me parashikimet e tregut, bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të publikuara sot, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Shifrat e para për këtë muaj shënojnë rritje nga shifra e korrikut prej 7.5 për qind, që paraqet rritje e nxitur nga rritja e çmimeve të produkteve të energjisë dhe ushqimeve.
Çmimet e energjisë janë rritur me 35.6 për qind në nivel vjetor në gusht, më pak se çmimet e korrikut prej 35.7 për qind.
Shpenzimet për energji për amvisëritë janë rritur me 46.4 për qind, meqë çmimet e naftës për ngrohje janë rritur për më shumë se dyfish me rritje vjetore prej 111.5 për qind ndërsa çmimet e gazit natyror janë rritur me 83.8 për qind.
Gjermania javën e kaluar shpalosi pako për lehtësimin e inflacionit prej 65 miliardë euro (64.7 miliardë dollarë) që t’u ndihmojë amvisërive për t’u përballur me inflacionin dhe llogaritë për energji, rezultatet nga lufta ruse kundër Ukrainës dhe sanksionet pasuese të vendosura ndaj Moskës.
Enti gjerman për statistikë “Destatis” bëri të ditur se rritja e çmimeve të ushqimit është rritur gjashtë muaj me radhë me kërcim vjetor prej 16.6 për qind në gusht.
Në bazë mujore, indeksi gjerman i çmimeve konsumuese është rritur me 0.3 për qind në gusht.
“Dy masa të pakos për lehtësim kanë efekt të butë të uljes mbi shkallën e përgjithshme të inflacionit veçmas nga qershori deri në gusht të vitit 2022: bileta prej 9 euro dhe lirimi i karburantit”, tha kreu i “Destatis”, Georg Thiel./FolDrejt/