Njëzet e pesë anëtarë dhe mbështetës të dyshuar të një grupi terrorist të ekstremit të djathtë u arrestuan herët në mëngjes gjatë bastisjeve në të gjithë Gjermaninë, njoftoi Zyra e Prokurorisë Federale Gjermane.
Bastisjet u kryen në 11 shtete gjermane, shtoi zyra e prokurorit, raporton Reuters.
Të dyshuarit e arrestuar janë pjesë e një grupi terrorist, qëllimi i të cilit ishte përmbysja e rendit ekzistues shtetëror në Gjermani, i cili nuk përjashtoi dhunën si mjet për arritjen e qëllimit, thuhet në deklaratë./FolDrejt/