Gjermania ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit me barrikada në veri të Kosovës, duke kërkuar heqjen sa më shpejt të tyre, transmeton Fol Drejt.
“Barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të çmontohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.
Ai tha gjithashtu se “retorika nacionaliste në veçanti, siç kemi dëgjuar nga Serbia javët e fundit, është krejtësisht e papranueshme”, shkruan DW, transmeton Fol Drejt./FolDrejt/