Plani i Gjermanisë për “frenimin e çmimeve” do të kushtojë rreth 83 miliardë euro në vitin 2023, thanë mediat lokale të hënën.
Plani i qeverisë federale për të ndarë 200 miliardë euro fonde speciale për të zbutur efektet e rritjes enorme të kostos së energjisë pritet të zgjasë deri në vitin 2024, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se ministri i Financave Christian Lindner tashmë ka ndarë më shumë se gjysmën për vitin e ardhshëm. Përveç kësaj, rreth 15 miliardë euro janë ndarë për kompaninë gjermane të energjisë Uniper, e cila është në gjendje të rëndë financiare.
Sipas planit ekonomik, masat e shumta të lehtësimit që tashmë janë vendosur, si subvencionimi i kostos së ngrohjes dhe reforma e përfitimit të strehimit, do të sjellin kosto shtesë prej 2,2 miliardë eurosh./FolDrejt/