Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Anna Baerbock, ka thënë se ajo pret që të gjitha vendet anëtare të NATO-s të ratifikojnë ofertat e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën “pa vonesa të mëtejshme”, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Një pranim i dy vendeve nordike do të forconte aleancën në tërësi, tha Baerbock në një konferencë shtypi në Helsinki me homologun e saj finlandez, Pekka Haavisto.
Suedia dhe Finlanda kërkuan anëtarësimin në NATO menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar dhe kanë thënë se duan të bashkohen “dorë për dorë”.
Në mënyrë që një vend i ri të bashkohet me aleancën, kërkohet miratimi unanim i të 30 anëtarëve ekzistues të tij. Turqia dhe Hungaria ende nuk e kanë mbështetur pranimin e Suedisë dhe Finlandës./FolDrejt/