Disa vendet gjermane bënë thirrje të dielën që vaksinat e papërdorura të AstraZeneca t’u jepen njerëzve më të rinj.
Ministria e shëndetësisë tha se kishte administruar vetëm 15% të dozave të vaksinave AstraZeneca që ka në dispozicion, duke konfirmuar shqetësimet se gjermanët ishin duke ngadalësuar vaksinimet.
Njerëzit e moshuar janë të parët në radhë për t’u vaksinuar, por Gjermania ka rekomanduar që vaksina AstraZeneca t’u jepet vetëm njerëzve të moshës 18 deri 64 vjeç. Rregullatorët e BE e kanë deklaruar këtë vaksinë të sigurt për të gjithë.
“Ne nuk mund të lejojmë që vaksina të qëndrojë e të mos përdoret, sepse disa nga ata që kanë të drejtë t’a refuzojnë atë”, tha kryeministri i Baden-Wuerttemberg Winfried Kretschmann për Welt am Sonntag.
Autoritetet shëndetësore në disa vende evropiane – përfshirë Gjermaninë – po përballen gjithashtu me rezistencë ndaj vaksinës AstraZeneca pasi efektet anësore përfshihen me ethe dhe dhimbje të muskujve.
Rekomandimi që vaksina të shkojë vetëm tek njerëzit nën 65 vjeç erdhën nga paneli ekspert i Gjermanisë për përdorimin e vaksinave (STIKO). Kreu i STIKO, Thomas Mertens, tha të Premten se do të azhurnonte rekomandimin e tij shumë shpejt.