Gjermania do të blejë 50 automjete të tjera luftarake Puma me vlerë 1.5 miliardë euro për forcat e saj të armatosura, thanë sot dy anëtarë të Komisionit parlamentar të Buxhetit.
Bordi miratoi sot blerjen e automjeteve luftarake të përmendura, raportoi Reuters.
Puma, e prodhuar nga fabrikat KMV dhe Rheinmetall, thuhet se është një zëvendësim hap pas hapi për automjetet e vjetra luftarake të këmbësorisë gjermane Marder./FolDrejt/