Gjermania ka rritur me 50 përqind numrin e dëbimeve të emigrantëve ilegalë në 2019 në krahasim me vitin paraprak, shkruan „Neue Osnabrücker Zeitung“, duke u bazuar në të dhëna qeveritare gjermane. Konkretisht bëhet fjalë për 11.081 dëbime, prej të cilëve shumica janë ukrainas (1252), ndërsa në vend të dytë dhe të tretë shqiptarët dhe serbët 1220 dhe 828 respektivisht, përcjell foldrejt.com.
Personat e dëbuar nga Gjermania ligjërisht nuk mund të kthehen më. Ata janë dëbuar, për shkak se nuk kanë respektuar lejeqëndrimin dhe kanë refuzuar disa herë kërkesat e autoriteteve gjermane për largim vullnetar./Foldrejt.com