Dy ditë pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, qeveria gjermane vendosi të dorëzojë armë në vendin e sulmuar.
Gjermania deri më tani i ka dorëzuar Ukrainës armë me vlerë 350.1 milionë euro, sipas përgjigjes së Ministrisë së Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës ndaj kërkesës së deputetit të majtë Sevim Dagdelen.
Nga dita e parë e luftës më 24 shkurt deri më 1 qershor qeveria gjermane ka dhënë “dritën jeshile” për dorëzimin e armëve me vlerë 219.8 milionë euro, si dhe mjeteve mbrojtëse në vlerën 85.2 milionë euro, thuhet në përgjigjen e publikuar nga PDSH./FolDrejt/