Gjermania do të rrisë sasinë e ndihmës humanitare që ofron në Siri me 26 milionë euro (28 milionë dollarë) për t’iu përgjigjur nevojave në rritje të sirianëve, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Një deklaratë nga ambasada gjermane në Bejrut tha se fondet nevojiteshin “veçanërisht në zonat e prekura në pjesët veriperëndimore të vendit”, ku jetojnë shumë sirianë të zhvendosur gjatë një lufte 12-vjeçare.
“Gjermania mund të ndërtojë lidhje të ngushta me organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të në Sirinë veriperëndimore, pasi ajo tashmë ka ofruar ndihmë të gjerë humanitare atje”, thuhet në deklaratë.
Nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar ka thënë se po angazhon fonde shtesë – të paktën 3 milionë paund (3.65 milionë dollarë) – për të mbështetur operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmën emergjente në Siri pas tërmeteve në rajon.
“Duke pasur parasysh përmasat e tërmeteve dhe vështirësitë në qasjen në zonat e prekura në Sirinë Veri-Perëndimore, Britania e Madhe do t’i sigurojë Helmetave të Bardha fonde shtesë për të ndihmuar operacionet e tyre kryesore të kërkim-shpëtimit,” thuhet tutje në deklaratë. /FolDrejt/