Gjermania dhe Hungaria patën një diskutim të nxehtë gjatë takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel, për rolin e bankës hungareze OTP në luftën ruse në Ukrainë, thanë për Politiko EU katër diplomatë të njohur me diskutimet.
OTP Bank është kthyer në një çështje qendrore për zyrtarët e BE-së ditët e fundit, pasi Hungaria refuzon të miratojë ndihmën ushtarake shtesë nga Brukseli për Ukrainën, derisa Kievi ta heqë atë nga lista e “sponsorëve të luftës”, përcjell Fol Drejt.
Kur ministri i jashtëm hungarez Peter Szijártó përsëriti qëndrimin e Budapestit të hënën gjatë një takimi me dyer të mbyllura, Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock u kundërpërgjigj, sipas diplomatëve që përshkruan bisedimet në kushte anonimiteti./FolDrejt/