Gjermania do të kontribuojë me 30 milionë euro për blerjen e pajisjeve për të rivitalizuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës të dëmtuar nga granatimet ruse, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Në kuadrin e partneritetit Gjermano-Ukrainas të Energjisë, Qeveria Federale e Gjermanisë njoftoi një kontribut prej 30 milionë eurosh për blerjen e pajisjeve për restaurimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës të dëmtuar nga granatimet ruse. Fondet përkatëse do t’i drejtohen Fondit për Mbështetjen e Energjisë së Ukrainës, i krijuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë”, thuhet në raport.
Sipas ministrit të Energjisë Herman Galushçenko, pajisjet e blera do të ndihmojnë në rikthimit të furnizimit me energji elektrike të popullsisë sa më shpejt gjatë këtij dimri.
Në prill, Komuniteti i Energjisë krijoi Fondin e Mbështetjes së Energjisë të Ukrainës. Fondet e konsoliduara nga donatorët e tij përdoren për të rivitalizuar infrastrukturën energjetike të dëmtuar ose të shkatërruar si rezultat i armiqësive në Ukrainë. Donatori i parë i Fondit ishte qeveria daneze. /FolDrejt/