Gjermania dje ka patur ditën më kritike që nga koha e paraqitjes së pandemisë së quajtur koronavirus. Shteti i fuqishëm evropian e botëror ka regjistruar numrin më të madh të viktimave dje me 6 prill. 226 njerëz kanë humbur jetën vetëm në ditën e djeshme. Numri total i të vdekurve tani ka arritur në 1810 persona.
Në këto momente, numri i të prekurve ka kapur shifrën prej 103.375 persona në total.
Nga këta, 36.021persona janë shëruar. Vendimi për kufizimin e gjitha masave shtetërore është deri me 19 prill, pas së cilës datë do të mblidhen ekspertët e të gjitha fushave për të dalur me një qëndrim të ri.