Retorika antigjermane është shtuar kohëve të fundit nga diplomacia greke dhe kjo ka shkaktuar zemërim te shumë grekë, se sëpaku në këtë kohë nuk duhet të përkeqësohen marrëdhëniet mes Athinës dhe shtetit më të fuqishëm europian, informon foldrejt.com.
Sipas medias greke, Kathimerini, kjo rrugë pa krye e diplomacisë greke ka ardhur si pasojë e ministrit të jashtëm Nikos Dendias, dhe atë, punon pa pëlqëimin e kryeministrit Mitsotakis.
Greqia kërkon presion më të madh kundrejt Turqisë, ndërsa është e pakënaqur me qëndrimin liberal gjerman për të shtyrë sankcionet ekonomike ndaj Ankarasë dhe shitjen e armëve.
Në samitin e ardhshëm europian që mbahet në 10-11 dhjetor, Greqia kërkon me ngulm të merren masa ndaj Turqisë, që vijon provokimet në Mesdhe, por pak ka gjasa të arrihet kompromis, pasi përveç Gjermanisë, skeptike kundër Turqisë janë edhe Spanja, Italia dhe Hungaria që është vëzhguese në Këshillin Turk.
Për të mos përfunduar këtu, Gjermania pritet ti dërgojë gjashtë nëndetëse Turqisë, që do ndryshojë tërësisht balancat në Egje dhe Mesdhe.
“Kërkesa greke ndaj palës gjermane duhet të jetë embargoja e armëve ndaj Turqisë,” mendon media greke Kathimerini, duke theksuar se pala greke nuk duhet ti maksimalizojë kërkesat deri te sankcionet ekonomike, që do traumatizonte ekonominë e vështirë turke.
Kurse Turqia di mjaft mirë të përdorë situatat për të bind Gjermaninë, ku njëra është hapja e portave të emigrantëve drejt Europës./Foldrejt.com