Ushtria gjermane do të furnizojë Ukrainën me katër tanke të tjera “Panzer Howitzer 2000” së bashku me një paketë shtesë municioni, njoftoi sot Ministria gjermane e Mbrojtjes.
Dorëzimi do të bëhet i mundur dhe do të pasojë menjëherë pas bisedimeve me industrinë për marrjen e hershme të municioneve të riprodhuara nga mirëmbajtja ushtarake, tha ministria në një deklaratë, shkruan protothema.gr, transmeton Fol Drejt.