Gjermania ka rënë dakord të japë miliarda euro ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në vitet e ardhshme për të forcuar luftën e Kievit kundër Rusisë, në një zhvendosje të mëtejshme nga qëndrimi i saj pacifist, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Komisioni i buxhetit i parlamentit dha dritën jeshile për rreth tetë miliardë euro (8.7 miliardë dollarë) që do të shpenzohen për blerjen e drejtpërdrejtë të armëve dhe pajisjeve për Ukrainën. Rreth 12 miliardë euro në total do të lirohen lidhur me konfliktin në Ukrainë gjatë dekadës së ardhshme.
Lajmi përfaqëson një “hap shumë të rëndësishëm me të cilin ne e bëjmë të qartë se po mbështesim Ukrainën në një afat të gjatë në luftën e saj kundër Putinit”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius./FolDrejt/