Kompania gjermane për prodhimin e mjeteve luftarake dhe armëve Rheinmetall njoftoi sot se pret që 20 mjete luftarake Mardet të jenë gati për t’u dërguar në Ukrainë deri në fund të marsit.
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se ai dëshiron që Gjermania të zgjerojë me shpejtësi kapacitetin e saj të prodhimit të automjeteve mbrojtëse.
Aksionet e Rheinmetall u rritën më herët sot pasi drejtuesit e kompanisë folën me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleb për dërgesat e ardhshme të tankeve./FolDrejt/