Gjermania do të dërgojë rreth 350 ushtarë të tjerë në Lituani, tha sot ministrja e Mbrojtjes Kristin Lambrecht.
Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë njoftoi se trupat shtesë do të fillojnë të vendosen më 14 shkurt, raporton Reuters.
Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë Arvidas Anusauskas e përshëndeti lajmin si një sinjal të rëndësishëm.
“Gjermania, si vendet e tjera të NATO-s, po dërgon përforcime sepse situata e sigurisë në rajon është shumë e tensionuar. Shqetësimi ynë për sigurinë tonë nuk po zvogëlohet,” tha Anusauskas për agjencinë e lajmeve BNS.
NATO ka dislokuar katër njësi luftarake shumëkombëshe me rreth 5.000 trupa në Poloni, Lituani, Letoni dhe Estoni.
Ata u dërguan në përgjigje të aneksimit të Krimesë nga Moska nga Ukraina në vitin 2014.