Raketuesi me shumë fuçi “Mars II” mund të godasë objektivat në një distancë prej më shumë se 80 kilometra.
Tre raketahedhës me shumë fuçi, të cilat Gjermania i premtoi Ukrainës, mund të dorëzohen në korrik ose gusht, pasi forcat ukrainase të trajnohen për t’i përdorur ato, njoftoi sot ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht, transmeton Fol Drejt.
“Trajnimi për këto raketahedhës me shumë fuçi mund të fillojë në fund të qershorit, që do të thotë se ato mund të dorëzohen në fund të korrikut ose në fillim të gushtit,” u tha Lambrecht gazetarëve pasi mbërriti në ditën e dytë të bisedimeve me homologët e NATO-s në Bruksel./FolDrejt/