Gjermania do të ndihmojë Ukrainën të rikthejë në funksion objektet e infrastrukturës energjetike që po bombardohen nga Rusia. Një deklaratë e tillë është bërë nga ministrja gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim Svenja Schulze, transmetonUkrinform përcjell Fol Drejt.
Siç u theksua, ndihma do të përfshijë furnizimin e gjeneratorëve, riparimin e linjave të energjisë, rrjetit të ujit dhe tubacioneve të gazit.
“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Ukraina t’i mbijetojë kësaj lufte,” shtoi Schulze në një intervistë.
Siç është raportuar, në hapjen e Forumit të 5-të të Biznesit Gjermano-Ukrainas, kancelari Olaf Scholz deklaroi se Gjermania mbështet anëtarësimin e plotë të Ukrainës në BE në të ardhmen, prandaj, rindërtimi i vendit duhet të bëhet duke marrë parasysh këtë perspektivë. /FolDrejt/