Gjermania do t’i japë fund praktikës së vaksinimit të grupeve të prekshme nga 7 qershori dhe do të lejojë që të gjithë të rriturit të vaksinohen falas, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.
Vendimi për të hequr përparësitë në fushatën gjermane të vaksinimit nuk do të thotë që të gjithë do të vaksinohen menjëherë në qershor, tha Spahn, duke treguar problemet ekzistuese logjistike.
Sidoqoftë, Spahn përsëriti premtimin e qeverisë se çdo qytetar që dëshiron të vaksinohet do të jetë në gjendje të marrë vaksinën gjatë verës.
Ministri i Shëndetësisë shtoi se autoritetet po diskutojnë kur dhe si të lejojnë vaksinimin e fëmijëve dhe të rinjve të moshës 12 deri në 16-vjeç.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) synon të miratojë Pfizer dhe BioNTech në qershor për këtë grup-moshë, dhe ndoshta më vonë këtë muaj.