Për rrjedhën Veriore 2 që do të sillte gazin rus në Evropë u investuan 10 miliardë euro.
Por ky projekt që u penalizua për shkak te luftës në Ukraine dhe bashkëpunimet tjera më Rusinë rezultuan gabim i madh i së kaluarës gjermane.
Këtë e pranoi ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock e cila do që vendi i saj të mos varet më nga asgjë ruse.
“Po, edhe Gjermania do të heqë plotësisht importet ruse të energjisë, nga qymyri deri në fund të verës. Ne do ta përgjysmojmë naftën deri në verë dhe do të jemi në zero deri në fund të vitit. Dhe me pas gazi do të jetë në radhë” deklaroi ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.
Madje ajo kërkoi edhe nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian të bëjnë të njëjtën gjë, si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë.
“Kjo do të thotë që ne jo vetëm që duhet të mos varemi nga furnizuesit por të largohemi plotësisht, mbi të gjitha ne duhet të kalojmë në energjitë e rinovueshme.”
Polonia është ndër vendet e para në BE e cila po punon në drejtim të largimit të të gjitha importeve ruse.