Gjermania do të blejë avionë luftarakë F-35 të ndërtuar nga firma amerikane Lockheed Martin LMT.N për të zëvendësuar aeroplanët e vjetër Tornado. Reuters shkruan se, sipas burimeve qeveritare, Berlini synon t’i blejë deri në 35 avionë të tillë, transmeton Fol Drejt.
Një burim gjerman nga sektori i mbrojtjes i tha Reuters në fillim të shkurtit se Gjermania ishte e vendosur për blerjen e avionëve F-35, por një vendim përfundimtar nuk ishte marrë.
Tornado është i vetmi avion gjerman i aftë të mbajë bomba bërthamore të SHBA-së, i ruajtur në Gjermani, në rast konflikti.
Por gjermanët, të cilët kanë fluturuar me këta avionë që nga vitet 1980, po planifikojnë t’i heqin gradualisht nga përdorimi midis 2025 dhe 2030.
Blerja e F-35 do të jetë një goditje për Boeing BA.N, F-18 e të cilët u favorizuan nga ish-ministrja gjermane e mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer për të zëvendësuar Tornadot.
Vendimi mund të shqetësojë gjithashtu Francën. Parisi ka vëzhguar diskutimet e Gjermanisë mbi F-18 dhe llojeve më të avancuar F-35. Planet kanë qenë për zhvillimin e një avioni luftarak të përbashkët franko-gjerman që supozohet të jetë gati në vitet 2040.
Kancelari Olaf Scholz dy javë më parë mbështeti programin e përbashkët në vazhdim me Parisin.
Në atë kohë, Scholz njoftoi gjithashtu se avioni Eurofighter, i ndërtuar nga Airbus AIR.PA, që është një franko-gjerman, do të zhvillohej më tej për të qenë i aftë për luftë elektronike, një rol që Tornado e përmbush gjithashtu./FolDrejt/