Gjermania ka premtuar se do t’i dërgojë Ukrainës 1 miliardë euro shtesë për mbrojtjen kibernetike dhe dokumentimin e krimeve të luftës, shkruan agjencia e lajmeve Reuters, përcjell Fol Drejt.
Gjermania njoftoi më 11 nëntor se do të sigurojë 1 miliardë euro (1.03 miliardë dollarë) nga buxheti i saj i vitit 2023 për të mbështetur Ukrainën. Paratë do të shkojnë për të luftuar sulmet kibernetike ruse, për mbledhjen e provave të krimeve të luftës ruse dhe për mbështetjen e shoqërisë civile më gjerë në rajon. /FolDrejt/