Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës 15 tanket e para kundërajrore Gepard në korrik të këtij viti, njoftoi sot një zëdhënës i ministrisë gjermane të mbrojtjes, duke shtuar se tanket duhet të jenë plotësisht funksionale në Ukrainë nga mesi i korrikut.
Në fund të prillit, Gjermania ra dakord të dorëzojë tanke kundërajrore në Ukrainë.
Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba përshëndeti njoftimin e Gjermanisë, duke thënë se Berlini ka lëvizur në “drejtimin e duhur” pas tensioneve midis Kievit dhe Berlinit.
Gjatë muajve të fundit, qeveria gjermane ka qenë nën presion nga Ukraina dhe politikanët në vend për të mos bërë më shumë në sigurimin e pajisjeve të rënda ushtarake për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga sulmet ruse./foldrejt/