Gjermania ka thënë se do t’i sigurojë Ukrainës më shumë se 350 gjeneratorë, pasi sulmet me raketa ruse dëmtuan rëndë infrastrukturën energjetike të Ukrainës, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Kancelari Olaf Scholz foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe tha se Gjermania do të dërgojë gjeneratorët, si dhe do të ofrojë ndihmë financiare për riparimin e infrastrukturës energjetike me vlerë 56 milionë euro (58 milionë dollarë), tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit./FolDrejt/