Një oficer i lartë i inteligjencës gjermane ka paralajmëruar se grupet e ekstremit të djathtë po përhapin teori konspirative rreth një ndërprerje totale të pashmangshme dhe një kolapsi të rendit shtetëror.
Presidenti i agjencisë vendase të inteligjencës në shtetin gjerman Saksonia e Poshtme, Berhard Witthaut, tha se në veçanti lëvizja e krahut të djathtë ‘Querdenker’ po përhap teori konspirative në lidhje me krizën energjetike, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Këta njerëz janë të interesuar për destabilizimin e shoqërisë dhe të sistemit politik në tërësi. Synimi është të nxisin qëllimisht urrejtjen dhe frikën për të instrumentalizuar këto emocione për qëllimet e tyre”, tha Witthaut për agjencinë gjermane të lajmeve ‘dpa’.
Witthaut beson se në këtë kohë “ballafaqimi me dezinformimin është një nga sfidat kryesore për autoritetet tona të sigurisë”.
Ai po ashtu theksoi se është veçanërisht i shqetësuar që ekstremizmi po bëhet i “kufizuar”, me trajektoret e radikalizmit ekstremist që po zhvendosen gjithnjë e më shumë në botën digjitale.
“Ditët kur ekstremistët u organizuan në grupe qartësisht të përcaktueshme prej kohësh kanë kaluar”, u shpreh ai.
Sipas tij, aktorët ekstremistë po kërkojnë gjithnjë e më shumë dhe në mënyrë specifike kontaktin në mesin e shoqërisë dhe për ta bërë këtë po përdorin tema që aktualisht diskutohen gjerësisht në shoqëri./FolDrejt/