Gjermania është ende vite larg nga zëvendësimi i importeve të gazit rus të gazsjellësit me kapacitete të gazit natyror të lëngshëm, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Ekonomisë të vendit, shkruan Bloomberg, përcjell Fol Drejt.
Kancelari Olaf Scholz i tha Bloomberg javën e kaluar se vendi kishte marrë mësim nga të qenit shumë i varur nga Rusia. Qëllimi tani ishte ndërtimi i kapaciteteve që i japin Gjermanisë mundësinë të ketë aq gaz sa kishte para pushtimit rus të Ukrainës, pa importuar nga Rusia, tha ai. /FolDrejt/