Aeroplani i parë i forcave ajrore gjermane me 101 persona të evakuuar nga Sudani mbërriti në Berlin herët të hënën, sipas një burimi ushtarak, raporton Reuters.
Një Airbus A321 transportoi të evakuuarit nga baza Al Azrak e Jordanisë, e cila përdoret nga ushtria gjermane si qendër për operacionin e evakuimit, ata ateruan në Berlin.
Në total, ushtria gjermane deri më tani ka evakuuar 313 persona nga Sudani, tha ky burim, transmeton Fol Drejt.