Gjermania ka filluar mbushjen e objektit të madh të magazinimit të gazit “Rehden”, pasi braktisi Gazpromin e Rusisë.
“Ne po punojmë intensivisht për zgjidhjet për të siguruar shumë më shumë gaz që të mund të rrjedhë në objektin e magazinimit,” i tha Reuters Egbert Laege, administruesi i besuar nga rregullatori gjerman i energjisë për të menaxhuar përkohësisht kompaninë, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Gazprom muajin e kaluar hoqi dorë nga biznesi i tij “Gazprom Germania”, duke përfshirë vendin më të madh të depozitimit të gazit në Evropën Perëndimore në Rehden, pasi marrëdhëniet diplomatike u përkeqësuan.
Sipa Aljazeera gazi rus është jetik për Evropën dhe Gjermaninë në veçanti.