Franca, Gjermania dhe Spanja kanë rënë dakord mbi hapat e ardhshëm në zhvillimin e një aeroplani të përbashkët luftarak dhe shpresojnë të bien dakord mbi të gjitha detajet deri në mes të muajit maj, tha një burim nga Ministria Gjermane e Mbrojtjes.
Të tre vendet po përpiqen të kalojnë ndryshimet në të drejtat e pronës intelektuale pasi kompanitë ushtarake ranë dakord për një ndarje teknike të punës.
Mungesa e një marrëveshje mbi të drejtat e pronësisë intelektuale do të thotë që vendet kanë tejkaluar afatin e caktuar nga fundi i prillit i vendosur nga Gjermania dhe Franca për fazën tjetër të projektit më të madh të mbrojtjes në Evropë me vlerë 100 miliardë euro.
Francezët Dassault Aviation, Airbus dhe Indra – dy kompanitë e fundit që përfaqësojnë Gjermaninë dhe Spanjën, janë përfshirë në program që duhet të zëvendësojnë aeroplanin francez, Rafale dhe Eurofighters – Gjerman dhe Spanjoll nga 2040.