Ministria e Jashtme polake njoftoi se ka pranuar përgjigje se “çështja është mbyllur” lidhur me kërkesën e dëmshpërblimit nga Gjermania.
“Sipas pretendimeve të qeverisë gjermane, çështja e kompensimit dhe dëmshpërblimit për humbjet e luftës është e mbyllur dhe qeveria gjermane nuk do të hyjë në bisedime për këtë çështje. Polonia do të vazhdojë përpjekjet për të kompensuar dëmet e shkaktuara nga agresioni dhe pushtimi gjerman nga 1939 deri 1945”, thuhet në deklaratën e ministrisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Qeveria e Polonisë më 1 shtator të vitit të kaluar publikoi raportin gjithëpërfshirës ku në mënyrë të detajuar përshkruhen humbjet financiare që ka pësuar Polonia gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të cilat nga Gjermania u kërkua të paguante 1,3 trilion euro kompensim.
Më 3 tetor 2022, Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë i dërgoi Gjermanisë një notë diplomatike me kërkesë për dëmshpërblim./FolDrejt/