Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se një zonë ndalim-fluturimi do të kërcënonte një konfrontim të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.
Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, shkroi në Twitter se vendet evropiane duhet të “mbyllnin qiellin” mbi Ukrainën pasi një raketë ra në Poloni.
“Vetëm Rusia është përgjegjëse për luftën në Ukrainë dhe sulmet masive me raketa. Vetëm Rusia qëndron pas rreziqeve në rritje të shpejtë për vendet kufitare. Nuk ka nevojë të kërkoni justifikime dhe të shtyni vendimet kryesore. Është koha që Evropa të “mbyllë qiellin mbi Ukrainën”. Edhe për sigurinë tuaj…”
Por zëdhënësi gjerman e hodhi poshtë këtë dhe tha: “Së bashku me të gjithë aleatët tanë jemi dakord që duam të shmangim një përshkallëzim të mëtejshëm të kësaj lufte në Ukrainë”./FolDrejt/
Only Russia is responsible for the war in Ukraine and massive missile strikes. Only Russia is behind the rapidly growing risks for the border countries. No need to look for excuses and postpone key decisions. Time for Europe to "close the sky over 🇺🇦". For your own safety too…
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) November 16, 2022