Gjermania vazhdon t’i bëjë thirrje Rusisë që të zgjasë marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, sipas zëdhënësit të qeverisë së vendit, shkruan Al Jazeera.
Më herët, Rusia tha se kishte ndaluar pjesëmarrjen në marrëveshjen e drithit të ndërmjetësuar nga OKB-ja, por se kjo nuk kishte të bënte me shpërthimet, të cilat Moska i quajti një sulm terrorist ukrainas.
Kremlini shtoi se vendimi i tij për marrëveshjen e grurit, nuk kishte asnjë lidhje me sulmin në urën e Krimesë.
I pyetur në një konferencë të rregullt shtypi në Berlin për shpërthimet në urën e Krimesë, zëdhënësi tha se Berlini nuk komenton zhvillimet individuale në luftë./FolDrejt/