Berlini ka paralajmëruar Serbinë për marrëdhëniet e ngushta me Rusinë, thotë një burim nga qeveria gjermane.
Dy ditë përpara takimit të samitit që synonte forcimin e bashkëpunimit të Bashkimit Evropian me gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi), burimi qeveritar iu referua dritëhijeve të çështjeve serbe.
“Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë sigurisht që i përkasin anës së hijes,” tha ai, duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar në fund të shtatorit nga ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij i atëhershëm serb Nikola Selakoviç për të vazhduar konsultimet midis dy ministrive për dy vitet e ardhshme.
“Ne ishim të befasuar dhe të zhgënjyer, “ tha burimi gjerman.
Ndonëse Serbia dënoi pushtimin rus të Ukrainës në OKB, ajo refuzon t’i bashkohet sanksioneve evropiane kundër Moskës. Megjithatë, Berlini “ka përshtypjen se diskutimi intensiv me presidentin Aleksandër Vuçiç është i dobishëm”.
Beogradi paraqiti kërkesën e tij për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian më 23 dhjetor 2009 dhe mori statusin e vendit kandidat në vitin 2012. Negociatat për anëtarësim filluan në vitin 2013.
Gjatë samitit, Presidenti i Komisionit Evropian, Presidenti i Këshillit Evropian dhe Kancelarja gjermane do të nënshkruajë tre marrëveshje për rajonin: njohje reciproke të identiteteve, diploma universitare dhe certifikata profesionale./FolDrejt/