Shteti i Kosovës dhe Gjermania kanë nënshkruar një marrëveshje tjetër të rëndësishme për të dyja vendet.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe Ambasadori iRepublikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se Gjermania po vazhdon të ndihmojë shtetin e Kosovës me taksat e saj. Hamza shtoi se nënshkruan një marrëveshje për fazën e katërt të qeverisjes së mirë,vlera e së cilës është 2 milionë euro.
Kjo marrëveshje e bërë 10 vjet më parë ka dhënë rezultate të mëdha sa i takon rritjes sëllogaridhënies dhe transparencës.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Held, tha se fazat e mëhershme të kësajmarrëveshjeje e kanë rritur llogaridhënien e ekzekutivit.
Ai tha se përmes kësaj faze do të vijnë instrumente të tjera që edhe tutje do tëkontribuojnë në rritjen e llogaridhënies së ekzekutivit dhe transparencës së Parlamentit.
Ambasadori gjerman tha se duhet të punohet më shumë në ATK që të rritet besimi i tatimpaguesve.