Ndërsa vendet e Eurozonës duhet të reduktojnë shpenzimet e tyre pas reagimit ndaj pandemisë dhe krizës energjetike, duhet bërë një përjashtim për të mbështetur Ukrainën, tha ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, raporton Al Jazeera.
“Ukraina mund të llogarisë tek ne për sa i përket financimit”, tha Lindner në Bruksel përpara takimit të ministrave të financave.
Ministrat pritet të fokusohen gjithashtu në reformën e rregullave fiskale të BE-së në takim.