Në kohën kur Italia po kritikon vendet europiane se “e kanë lënë në baltë” dhe se kanë shmangur mbështetjen kundejt saj në ditët më të vështira, është media gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, e cila e kundërshton një qasje të tillë.
“Po, është e vërtetë se Kina ka mbështetur Italinë më shumë sesa shumë partnerë europianë. Por është Gjermania, ajo që i ka dërguar Italisë 300 respiratorë, qindra shtretër,” shkruan FAZ, përcjell foldrejt.com.
Aeroplani i dërguar nga Gjermania në Itali ka pasur rreth shtatë tonë aparate medicinale.
Por ndaj gjithë këtyre ndihmave, sikur i kanë mbyllur sytë mediat italiane, ku falenderojnë vetëm kinezët dhe rusët “në këto ditë të vështira”. Përjashtim bën ministri i brendshëm italian, Lorenzo Guerini i cili falenderoi „miqtë gjermanë për mbështetje në këtë nevojë të madhe.”
Për krahasim: Pekini ka shpërndarë dy milion maska mbrojtëse dhe 50 mijë teste për Covid19 – pa i llogaritur shpenzimet./Foldrejt.com