Një kontingjent prej 18 tankesh luftarake të tipit “Leopard 2” që Gjermania premtoi t’i dërgonte në Kiev për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër Rusisë, u dorëzua në kufirin me Ukrainën, raportoi sot Spiegel, duke cituar burime të paidentifikuara.
Ata shtojnë se Ukrainës i janë dorëzuar edhe rreth 40 mjete luftarake të këmbësorisë të tipit Marder, shton raporti, transmeton Reuters.
Më 25 janar, qeveria gjermane miratoi dërgimin e tankeve të tipit “Leopard 2” në Ukrainë, si dhe rieksportin e tyre nga vendet partnere./FolDrejt/