Ministrja e Jashtme gjermane Alena Berbock këtë të hënë është takuar me homologun e saj ukrainas Dmitry Kuleba, ku deklaruar se tensionet në rritje me Rusinë për Ukrainën mund të zgjidhen përmes diplomacisë.
Berbock ka paralajmëruar gjithashtu se Moska do të vuante nëse sulmonte vendin.
“Çdo agresion i mëtejshëm do të ketë një çmim të lartë për Rusinë ekonomikisht, strategjikisht dhe politikisht. Diplomacia është e vetmja rrugë ” ka thënë Burbok.
Bisedimet për vendosjen e dhjetëra mijëra trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës midis Shteteve të Bashkuara, aleatëve evropianë dhe Rusisë arritën në një ngërç javën e kaluar.
Ndërkohë kujtojmë se një sulm kibernetik që synon Ukrainën ka shkaktuar tensione të mëtejshme./abcnews.al