Qeveria gjermane ka paralajmëruar harxhime prej 50.36 miliardë eurove në ushtri, duke qenë shifra më e madhe në historinë e saj pas Luftës së Dytë Botërore. Për krahasim, në vitin 2019 kjo shifër ishte 47,32 miliardë euro, shkruan DPA, përcjell foldrejt.com.
Në fakt kërkesa e NATO-s është që shpenzimet ushtarake të jenë dy përqind nga PBB, që për Gjermaninë është rreth 70 miliardë euro. Ministrja e mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer ka theksuar se kjo përqindje do arrihet gradualisht. Deri në 2024 Gjermania do shpenzojë 1.5 përqind për ushtrinë, kurse deri në 2031 do arrihet dy përqindëshi i kërkuar nga NATO./Foldrejt.com