Gjermania ka regjistruar 112,323 raste dhe 239 viktima në 24 orë. Shkalla e incidencës në një javë arriti në 584.4 raste për 100 mijë banorë, sipas të dhënave qeveritare.
Rritja e rasteve është si pasojë e përhapjes së variantit Omicron, i cili përbën 70% të rasteve. Përballë përhapjes së vazhdueshme të virusit, autoritetet kanë vendosur të kufizojnë hyrjen në bare dhe restorante vetëm për ata që ose kanë marrë një dozë të tretë të vaksinës, ose kanë një test negativ përtej Certifikatës së Vaksinimit të Plotë COVID-19.
Vende të tjera europiane janë goditur gjithashtu nga një valë infeksionesh që i atribuohen Omicron, si Franca, e cila kohët e fundit regjistroi rreth 300,000 raste brenda një dite. Kancelari Olaf Solz kërkon që vaksinimi kundër COVID-19 të bëhet i detyrueshëm në Gjermani – ku 60 milionë nga 83 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht.
Gjermania ka regjistruar 8,186,850 raste dhe 116,081 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al