Prokurori i Përgjithshëm i Gjermanisë ka thënë se zyra e tij kishte mbledhur “qindra” prova që tregojnë krime lufte nga forcat ruse në Ukrainë, duke bërë thirrje për një përpjekje ndërkombëtare për të sjellë liderët rusë para drejtësisë, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Për momentin ne jemi duke u fokusuar në vrasjet masive në Bucha dhe sulmet në infrastrukturën civile të Ukrainës”, tha prokurori Peter Frank për gazetën Welt am Sonntag.
Ai tha se shumica e provave erdhën nga intervistat me refugjatët ukrainas dhe qëllimi ishte tani që të “përgatiteshin për një çështje të mundshme gjyqësore të mëvonshme – qoftë në Gjermani, me partnerët tanë të huaj apo një gjykatë ndërkombëtare”, raporton AFP. /FolDrejt/