Habeck u tha gazetarëve se ky është i pari nga tre nivelet e paralajmërimit dhe se përfshin ngritjen e një ekipi krize në ministrinë e tij që do të rrisë monitorimin e situatës së furnizimit me gaz.
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, ka njoftuar se po fillon nivelin e parë të paralajmërimit për shkak të kërkesës së vazhdueshme të Rusisë për të paguar energjinë e saj në rubla, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Habeck u tha gazetarëve se ky është i pari nga tre nivelet e paralajmërimit dhe se përfshin ngritjen e një ekipi krize në ministrinë e tij që do të rrisë monitorimin e situatës së furnizimit me gaz.
Habeck theksoi se ai ndërmori masën pasi Moska tregoi se do të miratonte një ligj që kërkon që energjia ruse të paguhet në rubla, pavarësisht refuzimit të kërkesës së Rusisë nga Grupi i Shtatë vendeve më të zhvilluara të hënën.
Ai tha se rezervat gjermane të gazit aktualisht janë të mbushura me rreth 25 për qind të kapacitetit.
Presidenti rus, Vladimir Putin, javën e kaluar tha se Rusia do të kërkojë pagesën në rubla për gazin që shitet te “vendet jomiqësore”.
Ekonomistët besojnë se masa është krijuar për të mbështetur rublën, e cila ka rënë kundrejt monedhave të tjera që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt dhe vendet perëndimore u përgjigjën me sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Moskës./FolDrejt/