Zëvendës kancelari gjerman Robert Habeck ka kritikuar Zvicrën për refuzimin e furnizimit me municione për armët kundërajrore Gepard të prodhimit gjerman që përdoren nga Ukraina për të zmbrapsur pushtimin rus, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Disa vende kanë ende municione, por ngurrojnë t’i furnizojnë ato në Ukrainë për arsye historike,” tha Habeck në një intervistë për gazetën Die Zeit.
“Ne jemi në bisedime me Zvicrën dhe duhet të jem i qartë: nuk mund ta kuptoj pse Zvicra nuk ofron municione Gepard,” tha ai.
Berlini ka dërguar sisteme dhe municione Gepard të prodhimit gjerman në Ukrainë si pjesë e një pakete armësh për të ndihmuar vendin të zmbrapsë pushtimin rus.
Prodhimi i municioneve të vetë Gjermanisë, megjithatë, është i kufizuar dhe ajo i ka kërkuar Zvicrës autorizimin për të dërguar municion të prodhimit zviceran në Ukrainë.
Zvicra ka refuzuar, duke arsyetuar se autorizimi i marrëveshjes do të komprometonte neutralitetin e saj./FolDrejt/