Gjermania thotë se kundërshton dërgimin e municioneve thërrmuese në Ukrainë një ditë pasi zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni po planifikonte t’i siguronte Kievit armët.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se Gjermania, si një nga 111 shtetet palë në Konventën për Municionet Thërrmuese (CCM), bëri po ashtu.
I pyetur për një koment mbi atë që kishin thënë zyrtarët amerikanë, Baerbock u tha gazetarëve në një konferencë për klimën në Vjenë: “Kam ndjekur raportet e mediave. Për ne, si shtet palë, vlen marrëveshja e Oslos”.
Në vitin 2008, 111 shtete nënshkruan një marrëveshje në Konventën e Municioneve Thërrmuese në Oslo që ndalonte përdorimin, grumbullimin, prodhimin dhe transferimin e municioneve thërrmuese.
Human Rights Watch gjithashtu i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të ndalojnë përdorimin e municioneve thërrmuese dhe i kërkoi SHBA-së të mos i furnizojë ato./FolDrejt/