Institucioni kryesor shëndetësor i Gjermanisë ka paralajmëruar një situatë “shumë, shumë serioze” dhe se vendi po ndeshet me një valë të tretë të përshpejtuar të rasteve të koronavirusit dhe një përhapje të ngadaltë të vaksinimit. Të Dielën, Instituti Robert Koch (RKI) për kontrollin e sëmundjes raportoi më shumë se 17,800 infeksione të reja dhe 104 vdekje.
Pavarësisht se shifrat zakonisht janë pak më të ulëta gjatë fundjavave për shkak të testimeve më të pakta, rastet po rriten krahasuar me një javë më parë kur RKI regjistroi gati 12,200 raste dhe 68 vdekje.
Sipas të dhënave nga 70 spitale në të gjithë vendin, gjithnjë e më shumë të rinj po shtroheshin në spital me infeksione të frymëmarrjes.
Pothuajse 90 për qind e rasteve të reja janë shkaktuar nga lloji më i transmetueshëm B.1.1.7, i njohur si varianti britanik.
Një element tjetër shqetësues është fushata e ngadaltë e vaksinimit të vendit, argumentojnë analistët, për shkak të planit të blerjes së Komisionit Evropian.