Gjermania ka përpiluar një listë të gjatë masash, përfshirë obligimin për bartje të maskave në publik, me qëllim të kufizimit të tubimeve publike dhe hulumtimin e shpejtë të zinxhirit të infektimit.
Sipas autoriteteve gjermane, me këto masa pritet që jeta t’i kthehet normalitetit, pas izolimit që merr fund më 19 prill.
Në propozimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se këto masa do të ishin të mjaftueshme për ta mbajtur nën 1 shifrën e të infektuarve të kontaktit, duke e lejuar njëkohësisht kthimin gradual të jetës në normalitet, raporton Reuters.
Në këtë mënyrë, mekanizmi shëndetësor do të mund të përcillte 80 për qind të njerëzve që një person i infektuar ka mundur t’i kontaktonte. Kjo do ta mundësonte edhe hapjen e shkollave në baza rajonale, ndërsa kontrollet e rrepta nëpër kufij do të lehtësoheshin.