Gjermania ka qenë një nga vendet më të prekura nga vala e re Covid në Europë, por mesa duket masat e marra nga qeveria ndaj të pavaksinuarve duket se ka dhënë rezultatet e duhura. Në 24 orët e fundit vendi ka shënuar 13.908 raste të reja, dhe sipas ekspertëve po jep rezultat mbyllja e vendit vetëm për personat e pavaksinuar. Vetëm pak ditë më parë vendi regjistronte më shumë se 50 mijë raste të reja në ditë.
Ekspertët gjermanë të shëndetësisë theksojnë rënien e mesatares javore kohët e fundit duke kaluar nga 340 në çdo 100 mijë banorë një muaj më parë, në 215 një javë më parë. Mbyllja e pjesshme për të pavaksinuarit, masë e cila hyri në fuqi në fillim të muajit, duket se po funksionon. Dhe jo vetëm në Gjermani por dhe në Austri ku së shpejti do të ketë shumë pak tolerancë ndaj atyre që refuzojnë vaksinën.
Vjena do të eksperimentojë diçka të re duke filluar nga muaji shkurt kur dhe hyn në fuqi detyrimi për vaksinim kundër Covid. Ata që do të refuzojnë vaksinimin do të paguajnë një gjobë prej 4800 eurosh. Sipas ekspertëve, zgjidhja e vetme është vaksinimi, por nëse objektivi i vendosur nga qeveria për 30 milionë doza deri në fund të vitit do të arrihet, objektivi tjetër është vaksinimi i 80% të personave në janar.
“Fushata e vaksinimit në Gjermani po vazhdon me ritme të shpejta,” sipas një njoftimi të Ministrit të Shëndetësisë Karl Lauterbach.
“Ne kemi arritur një qëllim të rëndësishëm dhe të gjithë duhet të jemi krenarë për të.” Tani “le të kalojmë në fazën e dytë. Qëllimi ynë është të rrisin fushatën e vaksinimit, për të reduktuar numrin e të shtruarve në spital për shkak të Omicron./abcnews.al