Gjermania ka bllokuar eksportin e armëve ndaj Turqisë pas operacionit të saj ushtarak në Sirinë veriore, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te media gjermane Bild am Soontag. Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas.
Vetëm në 2018, Turqia kishte blerë armë nga Gjermania me vlerë 268 milion dollarë.
Megjithatë, po duke u bazuar nga mediat gjermane, ata shpesh kanë bllokuar shitjen e armëve edhe ndaj Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për shkak të aktiviteteve të tyre anti-humanitare në Jemen, megjithatë në mënyrë sekrete është diskutuar për vijimin e shitjeve të armëve.
Shpesh dallon politika zyrtare, nga ajo që diskutohet pas dyerve të mbyllura./Foldrejt.com